13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Berisha liberalizoi vizat dhe futi Shqipërinë në NATO, po ju cfarë do bëni ?/Rama gazetarëve:”Shqipërinë në NATO, unë them se e futi Amerika”

Kryeministri Edi Rama ka folur për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani. Sipas kreut të qeverisë ky është një lajm i mirë për të gjithë emigratët apo udhëtarët që kalojnë në Gjermani pasi ata do të respektohen plotësisht me patentat shqiptare.

Gjatë një deklarate për mediat nga Berlini, Rama tha se Gjermania fillimisht ishte skeptike por më pas ndryshoi mendim kur inspektorët vizituan Shqipërinë dhe panë progres në transportin tonë.

Marrëveshja me Gjermaninë për njohjen e patentave – “Marrëveshja me patentat me Gjermaninë janë domethënëse. Gjithë shqiptarët që banojnë këtu do të kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht. Mendoj se ka ndodhur një transformim i madh në Shqipëri. Kjo ka të bëjë me rritjen e besueshmërisë së procesit, në fillim kur e kemi kërkuar këtë, ata ishin skeptikë por kur inspektorët kanë ardhur në Tiranë kanë ndryshuar mendim duke parë transformimin në pjesën e transportit tonë”, u shpreh Rama.

Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave dhe futi Shqipërinë në NATO. Po ju a do të hapni negociatat gjatë mandatit të tretë qeverisës?

“Mos bëhemi qesharakë ju as unë , nuk ja jep këtë një individ por është proces. Nuk quhet ky qoftë larg apo qoftë afër. Nuk ka lidhje këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera. Në raport me mua ne i kemi merituar hapjen e negociatave 3-4 vite më parë, problemi është i atyre pasi ne i kemi plotësuar kushtet. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, unë them se e futi Amerika”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT