10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Berisha mbledh deputetët/ Edi Rama është një argat i Vuçiçit, ai bllokoi rezolutën për krimet serbe në Kosovë

Sali Berisha ka mbledhur sot deputetët e tij, ndërsa në nisje të deklaratës tha se sheh me shqetësim që ligji për lustracionin nuk sillet në Parlament.

Berisha tha se do të insistojnë për këtë ligj, e po ashtu ka kërkuar që të mos bllokohet më nga pozita rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. Për këtë ai bën përgjegjës Edi Ramën, duke thënë se e bën këtë më urdhër të Vuçiçit. Ai u ndal gjithahstu edhe të fliste se si Rama urdhëroi Safet Gjicin të prish në Kukës përmendoren e kosovës, duke e quajtuar atë një akt të shëmtuar.

Berisha: Në Parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës. Ligji tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse ky nen është i sanksionuar për gjykatësit dhe prokurorët. Ideja për zëvendësimin e tij është ide hakmarrëse. Ne duhet të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standardet më të mira dhe që tani s’mund të ketë pengesë meqenëse është i sanksionuar në kushtetutë si proces. Ligji ka rregullat dhe porcedurat e veta, dhe transparencën e plotë. Mossjellja e ligjit ka synim përdorimin e amendamentit të Ballës, që e mbështeti edhe AliBasha, për gjah shtrigash. Problemi i dytë madhor që bllokohet për një vit është rezoluta për gjenocidin në kosovë. Kjo rezolutë e dorëzuar nga ne, nuk paraqitet as për shqyrtim në komision. Natyrisht është apo nuk është atë nuk e di, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit, dhe e bllokon atë me urdhër të tij. Ky gjenocid është një akt cilkik, gjenocidi serb është i dokumentuar jo vetem në krahinat e kosovës, ai ka hyrë në trakatet edhe si gjenocidi i Lumës. Në vitin 2013, ushtria serbe ka kryer krimet më monstruoze, ku janë djegur banorë, këto kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni ka konkluduar se barbaritë e Lumnës janë çnjerëzore. Edi Rama jo vetëm bllokon gjenocidin serb, por edhe urdhëron Safet Gjicin të prish në Kukës përmendoren e kosovës, ne nuk pajtohemi me këtë dhe do insitojmë derisa të paraqitet rezoluta që dënon gjenocidin serb në kosovë, por edhe atë të Lumës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...