11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha mbron Ilir Metën: “PD është e hapur për koalicion me aleatët e saj”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp, nëse do ta ndihmonte Ilir Metën duke siguruar lista të sigurta për kandidatët e tij, Berisha u shpreh:

“Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Meta është një i burgosur politik.”

Berisha vuri në dukje se brutaliteti dhe sulmet ndaj Ilir Metës përbëjnë një nga aktet më kriminale në historinë e vendit, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për organizimin e një sulmi të qëllimshëm politik ndaj tij. Kryedemokrati tha se nuk mbron akte të korrupsionit, por në këtë rast, akuzat ndaj Metës i konsideron të pabazuara.

“Brutaliteti dhe prita ndaj Metës do të mbeten si akti më kriminal në historinë e këtij vendi,” theksoi Berisha. “Të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një apartament apo një vilë te një biznesmen dhe që ke votuar një ligj në këmbim, është një gënjeshtër. Ligji nuk mund të kalojë nga Meta me vetëm 20 deputetë, por nga Rama me 67 vota që ka pasur në parlament. Rama e ka mbrojtur vetë ligjin për të cilin po akuzohet Meta,” vazhdoi ai.

Berisha gjithashtu përmendi se gjatë hetimeve ndaj Metës janë përdorur metoda të diskutueshme, duke iu referuar dëshmive të individëve që u është premtuar lirimi nëse do të dëshmonin kundër tij. Ai shprehu shqetësim për drejtësinë e inkriminuar dhe për rolin e personave të përfshirë në procesin e hetimeve.

“Kush guxon të thërrasë Ramën për kalimin e këtij ligji? Çdo politikan duhet të qëndrojë përballë publikut dhe drejtësisë me transparencë. Çështja e koalicionit mbetet e hapur për PD-në, e cila qëndron pranë aleatëve të saj,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...