4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha në Dimal: Do i kthejmë fermerëve 230 milionë euro subvencione – Ballkani i Hapur do shkojë në koshin e plehrave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me fermerët e Dimalit në Berat, ku prezantoi pjesë nga programi i “PD-ASHM” për bujqësinë dhe ekonominë rurale. Në nisje të fjalës së tij, Berisha përshëndeti pjesëmarrjen e deputetes italiane Erica Massetti, të cilën e cilësoi një “mike të shquar të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike”.

“Zonja Massetti ndodhet sot këtu për të mbështetur opozitën shqiptare, si një dëshmi e lidhjeve të forta që na bashkojnë me Forza Italia, që prej kohës së mikut të madh të shqiptarëve, Silvio Berlusconi,” tha Berisha, duke nënvizuar lidhjet ndërkombëtare të PD-së.

Në vijim, ai premtoi një kthesë të madhe në mbështetjen për fermerët shqiptarë pas zgjedhjeve, duke denoncuar nivelin aktual të subvencioneve si “diskriminim të pafalshëm” krahasuar me vendet fqinje.

“Fermerët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi marrin pesë herë më shumë subvencione se ju. Hapja e tregut pa mbështetje për fermerin vendas është një padrejtësi. Ne do ta ndalim këtë,” deklaroi Berisha.

Ai e quajti të papranueshme që, ndonëse bujqësia kontribuon me 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit jep vetëm 32 milionë euro në vit për këtë sektor. “Shifra qesharake”, e cilësoi ai, duke bërë krahasim me 220 milionët që ndan Maqedonia për fermerët.

“Ne do e çojmë këtë mbështetje në 230 milionë euro. Çdo fidan që do mbillni, çdo bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi do të subvencionohet. Ky është një premtim solemn,” u shpreh lideri demokrat.

Në përfundim, Berisha ritheksoi qëndrimin e tij të prerë kundër nismës rajonale Ballkani i Hapur, të cilën e quajti “projekt që do përfundojë në koshin e plehrave që javën e parë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...