22.5 C
Tiranë
Thursday, September 3, 2026

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK: Nën hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Xoxa ndodhet nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, ndër të cilat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në 9 episode të ndryshme. Po ashtu, ajo akuzohet për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe për “Mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive dhe interesave privatë”.

Hetimet ndaj saj janë pjesë e një dosjeje voluminoze që lidhet me dyshime për abuzim me detyrën, përfitime të paligjshme dhe fshehje të të ardhurave përmes aktiviteteve të dyshuara fiktive apo në bashkëpunim me persona të tjerë me pushtet dhe ndikim publik.

SPAK vijon hetimet në thellësi ndërkohë që kjo paraqitje shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrethimin ligjor që po zgjerohet rreth figurave të larta të pushtetit vendor. Ashtu si në raste të ngjashme të mëparshme, Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende detaje shtesë për ecurinë e çështjes, por burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se priten zhvillime të tjera gjatë ditëve në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...