10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Berisha në Forumin e IX-të Global: “Një projekt i tillë i mbështetur nga rusët do hapte kutinë e Pandorës për rajonin”

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e nxehtë të sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin rus në këtë rajon.

Ai ka sjellë në vëmendje deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për mbrojtjen e sovranitetit të vendit të tij por dhe Kosovës dhe tha se kjo është “të mbash konfilktin të ndezur”.

Ndërkohë që theksoi se një çështje për ndryshimi e kufijve do “hapte kutinë e Pandorës” në rajon.

“Unë besoj se pavarësisht ndryshimit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit ende për sa i përket sigurisë do thosha se është shumë larg pozivionit ku duhet të ishte.

Disa prej arsyeve janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit, të pranishme që e mbajnë pezull konfliktin.

Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtetet autokratike.

Tre vjet më parë Presidenti i Serbisë vizitoi veriun e Kosovës. Tre ditë në çdo takim ai u shpreh hapur se Serbia do zgjerohet do bëhet më e madhe.

I njëjti president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën, kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull.
Nëse qëndron kështu, ti e mban konfliktin të vazhduar.
Nëse atje shkojnë armë ruse e kineze në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.

Një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës është jetësore.

Një iniciativë ka shkuar kot e ka dëmtuar procesin, ka qenë iniciativë për të ndryshuar kufijtë, për të bërë ndryshim kufijsh me vija të pastra etnike, për shkak të tre komunave serbe e tre shqiptare në jug të Serbisë. Por një projekt i tillë i mbështetur nga rusët do hapte kutinë e Pandorës për rajonin”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...