8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Berisha: “Ne jemi armiq Edi Rama, sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët”

Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka shpallur kreun e qeverisë, Edi Rama si armik, pasi sic tha kryetari i PD po punon kundër interesave të shqiptarëve.

Berisha iu drejtua Ramës, duke i thënë se ka bërë gabim që është larguar sot për në Vlorë, madje ka bërë gabim edhe që ka blinduar zyrat.

“Ne jemi armiq Edi Rama, sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për ti kthyer atyre dinjitetin.

Edi Rama, ne jemi armiq. Sot ti ja ke mbathur. Gabim ke bërë, Sot ke blinduar dyert, gabim ke bërë.

Ne nuk veprojmë pabesi. Kur të themi mbathja, do tja mbathësh.

Së dyti, mos harro o i mjerë se me forcën e idealeve tonë ne thërrmojmë cdo bunker, shkatërrojmë çdo blindë, asgjë nuk na ndal në përpjekjen tonë për liri.

Edi Rama, ti je problem i madh i lirisë së shqiptarëve. Ti je problem i madh i çdo shqiptari. Ti qëndron në pushtet me votën e grabitur dhe të plaçkitur, me votën e përgjakur dhe me votën e blerë

Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën e shqiptarëve. Harrove ti që me këto akte ke shkelmuar idealet e të gjallëve dhe të vdekurve. Ke shkelmuar sakrificën e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në zonën e Skelës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së hënës në zonën e Skela, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte...

Banorët zgjedhin fituesin e Big Brother VIP 5: surpriza dhe përçarje pak ditë para...

0
Vetëm pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 5, gara për Çmimin e Madh është bërë edhe më e fortë, teksa në...

Mesazh prekës për Ilaz Brahimin i cili u vra nga e dashura: ‘Çdo Bajram...

0
Vrasja tragjike e Ilaz Brahimi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin, ndërsa mesazhet e ngushëllimit vijojnë të shtohen. Një reagim i ndjerë ka ardhur nga...

Tension te Flamurtari, akuza për ‘shitje ndeshjeje’ ndaj kapitenit Lorenc Trashi:”Çështja do të shkojë...

0
Atmosfera në Flamurtari është tensionuar ndjeshëm pas humbjes ndaj Bylisi, një ndeshje që ka sjellë përplasje të forta brenda klubit. Në qendër të debatit është...

Blendi Klosi: ‘Nuk ka lajm në lëvizjet e PS’, hedh poshtë zërat për Spiropalin

0
Tiranë, 23 mars – Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Asamblenë e socialistëve, duke minimizuar rëndësinë...