26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Fjala e lirë do të jetë motoja dhe beteja jonë”/ Berisha betohet para flamurit: “Votën e vjedhur kurrë nuk e njohim”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua me mesazhe të forta kryeministrit Edi Rama.

Berisha u betua mbi flamurin kuqezi para protestuesve në sheh se do të garantojë votën e lirë për qytetarët Ai tha se ndodhet në shesh për t’u betuar se nuk do t’ia falë kurrë votën Ramës.

 

“Betohem para flamurit të kombit se votën e vjedhur kurrë nuk e njohim. Mos luaj me votën se jemi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të votojnë të lirë.

Ti pushtetin e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve. Harrove se me këto akte ke shkelmuar idealet e shqiptarëve. Ke shqelmuar sakrificën e shqiptarëve që ranë kundër diktaturës komuniste. Ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore të viteve 90 që dolën në rrugë ballë për ballë.

Edi Rama ti këto kohë dhe këto vite je treguar armik i fjalës së lirë. Je treguar armik i egër i fjalës së lirë. Ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për të zhytur shqiptarë të heshtje. Ke përdorur tendera për të blerë media. I je vërsulur gazetarëve vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre.

Fjala e lirë do të jetë motoja dhe beteja jonë. Ata që guxojnë të prekin fjalën do të mjerojnë. Në këtë shesh disa oratorë, të cilësuar hajdutë, vjedhës. Nuk do doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë dhe vjedhës”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...