14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha në Kuvend : Korruptuan një zyrtar të FBI-së kundër opozitës

Në seancën e sotme plenare, Berisha e mori fjalën për pak minuta deri sa u ndërpre ngakryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Ai foli për Komisionin Hetimor ku sqaroi se në bazë të neneve të Kushtetutës pasi firmos 1/4 e deputetëve, kërkesa duhet pranuar.

Më tej ai rikthehet te skandali Mc Gonigal dhe përsërit që veprimtaria e tij është korruptive dhe se lidhet me “shkatërrimin” e opozitës

Sakaq Berisha tha: “Po shkelni një nen themelor të Kushtetutës së Shqipërisë i cili detyron parlamentin të ngrejë komisione hetimore pasi firmos 1/4 e deputetëve.

Deputetët e parlamentit kanë zgjedhur një kërkesë për Komision Hetimor për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e Mc Gonigal si një vrasës me pagesë kundër opozitës.

Veprimtaria Rama-Mc Gonigal ka degëzime të mëdha në Tiranë, janë një seri çështjes që duhet të marrin përgjigje.

Kurrë Shqipëria nuk duhet të kapërcejë këtë skandal për një njeri që shikon vetëm plotësimin e kushteve për interesat e tij personale.

Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara, antikushtetuese ku përdorën të gjitha mjete kundër opozitës.

Kemi të bëjmë me një grup mafioz që gjobit ata që i dalin kundër.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...