22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Çështja McGonigal, Tabaku: “Takimi i Ramës me të përbën katër veprime në kundërshti me rregulloren e FBI”

Deputetja Jorida Tabaku, tha se shqiptarët kërkojnë sqarime në lidhje me të vërtetat që zbulohen në aktpadinë që ka ngritur SHBA lidhur më çështjen McGonigal.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku më tej shtoi se ortakët e McGonigal, kanë fituar tituj koncesionarësh dhe investitorësh strategjikë.

Fjala e Jorida Tabakut:

“Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku rus Oleg Deripaska. Akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike. Aktpadia e ngritur nga Departamenti i Drejtësisë sqaron se ish drejtuesi i FBI ka ardhur në Shqipëri jo në një vizitë zyrtare, që nuk ka deklaruar se gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar dhe që ka dështuar të deklarojë që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë/

Nëse një agjent FBI, vjen në Shqipëri ai në rastin më të pakët do të duhet të lajmëronte le të themi institucionet e SHBA në vendin tonë dhe nuk ka asnjë arsye të përdorte një mik të tijin që rastësisht i ka kërkuar dhe 225 mijë dollarë apo jo?

Si ka mundësi që një drejtues i lartë, një nga pesë më të lartët e FBI, vjen në Shqipëri dhe kryeministrit të vendit ia prezanton dhe ia sjell në selinë e kryeministrisë një person që në Shqipëri dhe në SHBA nuk ka asnjë funksion zyrtar?

Aktpadia zbardh ne fakt se takimi i Rames me McGonigal perben katër veprime në kundërshti me rregulloren e FBI.

Mes shtatorit 2017 dhe marsit 2018 ku në aktpadi janë faktuar katër takimet e kryeministrit Rama me McGonigal, vihet re një fakt shumë interesant; sa herë që kryeministri i vendit ka takuar McGonigal në zyrën e kryeministrisë, për darkë në Washington apo në New York po aq herë ka pasur një nismë të Charles McGonigal kundër Partisë Demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...