7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha nga Dibra: “Fitorja e 11 majit do t’i rikthejë shpresën dhe paratë shqiptarëve”

Nga Dibra, lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me qytetarët, ku prezantoi kandidatët e Koalicionit për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) dhe uroi festën e Pashkës për besimtarët e krishterë, duke e cilësuar si simbol të shpresës, përjetësisë së jetës dhe vlerave njerëzore.

Në një atmosferë festive, Berisha u shpreh:
“Sot ky entuziazëm, ky optimizëm i juaji dhe i gjithë qarkut, është dëshmia më madhore e pranverës dibrane të demokracisë. E fitores së 11 majit.”

Ai theksoi se pjesëmarrja masive në takim ishte një mesazh triumfi për të gjithë shqiptarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme,” tha Berisha para dibranëve, duke përmendur me respekt edhe drejtuesit politikë lokalë dhe kandidatët për deputetë.

Në fjalimin e tij, Berisha garantoi qytetarët se nëse opozita fiton zgjedhjet e 11 majit, do të rikthejë brenda 100 ditëve paratë e vjedhura nga qeveria aktuale.

Ai prezantoi projektin e Shqipërisë Madhështore, si një vizion që nuk është shpikur nga ai, por që ka themele në “shpirtin e madh të grave dhe burrave të Dibrës dhe Shqipërisë.”
Berisha theksoi historinë dhe trashëgiminë e kësaj treve, duke përmendur se ajo i ka dhënë kombit kryeheroin kombëtar, mbretin që ndërtoi shtetin e parë shqiptar dhe qeverinë e parë të Lidhjes së Prizrenit.

Rroftë Dibra, rroftë Mati, rroftë Bulqiza, rroftë Shqipëria!” – përfundoi Berisha, duke dhënë një mesazh shprese dhe uniteti për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndryshimin më 11 maj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...