16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Kryepeshkvi Arjan Dodaj me mesazh për Pashkët: “Të ringjallim shpresën dhe të promovojmë punën e ndershme”

Me rastin e festës së Pashkës, kryepeshkvi i Tiranë–Durrësit, Arjan Dodaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë duke përcjellë një mesazh reflektimi dhe bashkimi për shoqërinë shqiptare.

Në fjalën e tij, Dodaj theksoi rëndësinë e largimit nga interesat e momentit dhe nevojën për një angazhim të përbashkët në promovimin e vlerave hyjnore dhe njerëzore.

“Kemi nevojë për njerëz që nuk mbyllen tek interesi i momentit. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë por edhe i çdo institucioni shqiptar duhet të jetë hyjnor,” u shpreh kryepeshkvi.

Ai uroi që festa e Pashkës të shërbejë si bekim për familjet shqiptare dhe si shtysë për të forcuar themelet e shoqërisë përmes kulturës së punës së ndershme.

“Urimi i kësaj feste le të jetë që populli, kombi dhe shteti shqiptar të vijojë me bekimin hyjnor për familjen shqiptare. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme,” vijoi ai.

Në fund të mesazhit të tij, Arjan Dodaj bëri thirrje për të ringjallur shpresën për një të ardhme më të mirë, më të jetuar dhe më të ndriçuar nga dashuria dhe vlerat shpirtërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...