11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha nga Kukësi: Asnjë votë për armikun e kombit – qëndroni të lirë, votoni për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të fortë ndaj emigrantëve nga Kukësi, duke i kërkuar që të mos votojnë për Partinë Socialiste, të cilën ai e akuzoi si armik të kombit.

Në një takim elektoral, Berisha u shpreh:

“Asnjë votë për këtë armik të kombit. Qëndroni njerëz të lirë. Votoni për Kukësin, jo për pashiqin e shqiptarëve.”

Berisha akuzoi qeverinë për ushtrim presioni ndaj punonjësve të administratës, duke përmendur raste ku kërkohet fotografimi i votës, dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos i nënshtrohen këtij shantazhi:

“E di që ka punonjës administrate që u luten e stërluten: ‘Fotografomi votën se ma kërkon shefi’. Asnjë fotografi mos bëni. Qëndroni të lirë.”

Ai kërkoi nga qytetarët të votojnë për veriun e Shqipërisë dhe për kombin, duke i bërë thirrje të mos bien pre e frikës apo presionit politik:

“Mos u bëni bashkëfajtorë. Votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën. Votoni për Shqipërinë, jo për armikun e saj.”

Kjo deklaratë e Berishës vjen në prag të zgjedhjeve, ku emigrantët shihen si faktor kyç, veçanërisht në zona me pjesëmarrje të ulët lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...