16.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Ministri italian i Sportit: Nisja e “Xhiros së Italisë” në Shqipëri, simbol i një miqësie të thellë mes dy vendeve

Ministri italian i Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar nisjen e “Xhiros së Italisë” nga Tirana si një simbol të parë të dukshëm të një bashkëpunimi të qartë e të thellë mes dy vendeve.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), gjatë një seminari në Taranto, të organizuar nga AMAN dhe ANSA, ministri Abodi tha:

“Italia dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të jashtëzakonshme, shumë të ngushtë, që shpesh mbetet vetëm tek kronika, por në të vërtetë është shumë më e pasur në përbërje.”

Duke folur për sportin si urë lidhëse, ai theksoi rëndësinë e futbollit, jo vetëm si lojë, por edhe në aspektin e zhvillimit të infrastrukturës, duke përmendur si shembull stadiumin “Air Albania”, projektuar nga një arkitekt italian.

“Është një marrëdhënie industriale që po konsolidohet dhe aspektin sportiv duam ta pasurojmë me përmbajtje.”

Ai vuri në dukje se “Xhiroja e Italisë” në Shqipëri, përfaqëson një fillim të ri dhe një moment historik të rëndësishëm, duke theksuar:

“Le të themi që një fillim i mirë është nisja e madhe e “Xhiros së Italisë”, që përfaqëson ndoshta rastin e parë të madh të një bashkëpunimi të qartë dhe të dukshëm që bashkon vendet tona.”

Abodi theksoi gjithashtu miqësinë historike mes dy vendeve, duke kujtuar mikpritjen e italianëve për shqiptarët, si dhe bashkëpunimin ekonomik të ndërmarrjeve italiane që operojnë prej kohësh në Shqipëri:

“Edhe pse Adriatiku na ndan, ne kemi një miqësi që është e përcaktuar nga kapaciteti i Italisë për të pritur shumë shqiptarë që gjetën këtu mundësi për jetën.”

Ky bashkëpunim në sport, dhe veçanërisht në ngjarje madhore si “Xhiroja e Italisë”, sipas tij, është një mënyrë konkrete për të thelluar më tej lidhjet mes Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në kulturë, industri dhe miqësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...