16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha nga Pogradeci: PD më e bashkuar dhe më e sigurt për Fitoren e 11 Majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët e Pogradecit, ku theksoi se partia është më e bashkuar dhe më e sigurtë se kurrë për fitoren e 11 majit. Ai theksoi se, pas tre viteve të vështira dhe përpjekjeve për ta përçarë, PD ka qëndruar e fortë dhe beson në vlerat dhe parimet që mbron.

Berisha akuzoi qeverinë aktuale për praktikë mafioze dhe marksist-leniniste, duke shkelur institucionet themelore të shoqërisë, si familja dhe identiteti shqiptar. Ai premtoi se PD do të garantojë mbrojtjen e familjes shqiptare dhe lirinë e qytetarëve, duke i dhënë prioritet interesit kombëtar dhe mbrojtjes së Pogradecit dhe Shqipërisë.

Ata që shprehen se jemi njëlloj, ata mashtrojnë veten e tyre, ose përsërisin një mashtrim të sëhrbëtorëve të narkodiktaturës. Por, përsëri rikthehemi te ky 34-vjetor.
Ne, kaluam këto 3 vite një kalvar, të cilin nuk e ka përjetuar asnjë forcë politike në një vend demokratik, në një vend të lirë. Dhe, e ëvrteta është që u bë një përpjekje e jashtëzakonshme që ne të mos ishim. Që ne, të mos kishim emrin me të cilin lindëm, të na ndryshonin emrin, të na ndryshonin flamurin.U bë një përpjekje antidemokratike e turpshme, që të na shndërronin në një parti simotër të Rilindjes së Edi Ramës.
U bë ra, një përpjekje që të gjitha pushtetet në këtë vend t’i jepeshin një njeri, si përfaqësuesi më të rrezikshëm të mafies ndërkombëtare, mafies së Xhorxh Sorosit.
Në këtë betejë të egër kundra nesh, arritën të na përçanin, arritën të na burgosnin, arritën me makinerinë e tyre të shpifjeve të ngrenë një mal të tërë mashtrimesh, trillimesh.
Por si njerëz të cilët besonim në parimet dhe vlerat që mbrojmë, ne nuk u dorëzuam. Ne nuk u dorëzuam me besimin se, ato nuk janë të vërteta të cilat nuk mund të mposhten kurrë. Se dinjiteti njerëzor, se interesi kombëtar, se liria dhe vlerat e saj, se familja dhe shenjtëria e saj, janë shtyllat e një shoqërie të lirë, e njerzve me dinjitet.
Ndaj dhe ne, qendruam dhe vijmë sot, ju garantoj unë ju, më të fuqishëm, më të bashkuar, më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit!
Vijmë para vetes sonë dhe para shqiptarëve, si djem dhe vajza, burra dhe gra që, të pamundurat i bëmë të mundura. Ato që dukeshin utopi i shdnërruam në realitet.
Që përballuam me sukses mafien më të rrezikshme të Europës, që është qeveria shqiptare, por edhe mafien më të rrezikshme të planetit që është mafia e Xhorxh Sorosit.
Dhe qendruam me të drejtat tona. Në sytë e shqiptarëve, ne mbrojtëm as më shumë dhe as më pak se, qënien shqiptare, se identitetin shqiptar.
Partia tjetër, u rikthye në origjinë. Tani duke kontraktuar praktika çnjerëzore të marksist-leninistë eksremistë. Solli në Shqipëri praktikat e sulmit ndaj familjes, shpërbërjes së familjes, emërtimet e prindërve 1 dhe 2, krijimin e grave për njeriun e ri. Kjo është e vërteta.
Por, ja ku jemi. Asnjë nga këto nuk do mund të ndodhë. Ne do vendosim familjen shqiptare në meriton. Është ajo që, ka garantuar ekkzistencën e kombit shqiptar.
Ne, do garantojmë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Ne do mbrojmë në çdo kohë dhe në çdo rast, interesin kombëtar të shqiptarëve.
Ne, jemi patriotë, e duam fortë Pogradecin, e duam fortë Shqipërinë. Dhe për ne, Pogradeci dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e para. Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje, asnjë hezitim.”, përfundoi Berisha, duke e theksuar angazhimin e tij për një Shqipëri të lirë dhe dinjitoze.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...