10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: “Nuk do ta çojmë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, ky ishte gabim dhe duhet ta pranojmë”

Partia Demokratike nuk do ta ankimojë zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi u bë i ditur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku theksoi se opozita nuk do të ndërmarrë asnjë hap ligjor për këtë çështje.

“Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë”, u shpreh Berisha, duke pranuar hapur përgjegjësinë politike për procesin.

Kreu i PD-së shkoi më tej, duke deklaruar se deputetët demokratë që kishin firmosur për kandidaturën e Endri Shabanit duhet të kërkojnë falje publike.
“Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, se ka 98% të pushtetit, nuk bën diferencë se shkon 99%”, tha Berisha.

Ai sqaroi gjithashtu se deputetët që fillimisht kishin firmosur për Shabanin, më pas i kanë tërhequr firmat brenda afateve ligjore.
“Po ata deputetë që firmosën për Shabanin, me firmën e tyre i tërhoqën më pas firmat e dhëna dhe e bënë këtë brenda afateve ligjore”, theksoi ai.

Gjatë diskutimeve, pati edhe ndërhyrje nga Jozefina Topalli, e cila reagoi ndaj deklaratës së Berishës:
“Jo mor, mos e gëzoftë”, ndërsa Berisha iu përgjigj shkurt: “Ta gëzojë”.

Deklaratat e Kryetarit të PD-së vijnë pas debateve të forta politike lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe akuzave për marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...