14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin në rrugën e Prushit, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e rrugës së Prushit, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B. T., rreth 40 vjeç. Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe një pasagjere, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...