17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha: Partia Demokratike kalon në sulm më 6 Tetor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Partia Demokratike do të nisë një ofensivë politike më 6 Tetor, datë e cila përkon me protestën kombëtare të thirrur nga PD. Berisha theksoi se nga kjo datë, partia do të përqendrojë të gjitha potencialet e saj në një sulm për formimin e një qeverie teknike.

Ai deklaroi: “Nga data 6, PD kalon në sulm, në një betejë të pandalshme. Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësi, dhe do të përdoren të gjitha masat deri në arritjen e qëllimit të plotë, që është realizimi i qeverisë teknike.”

Berisha sqaroi se mosbindja civile do të jetë strategjia kryesore e PD-së për të arritur qëllimet e saj, duke theksuar se nuk janë për forma ekstreme. Ai shprehu bindjen se kjo betejë do të fitohet, duke qëndruar fuqishëm kundër qeverisë aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...