5.5 C
Tiranë
Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Berisha pas ardhjes së Michel në Shqipëri: I bëj thirrje BE-së të na hapë negociatat, nuk e ka fajin muri bullgar por krimi

Sali Berisha:

Sot në Shqipëri është presidenti i Këshillit Europian, unë e përshëndes vizitën e tij, por ajo që dua të shtoj është kjo, e falenderoj sepse një vizitë është inkurajim, por përpjekja e Edi Ramës për të paraqitur murin bullgar si pengesë për negociatat është fund e krye trillim.

Nuk është muri bullgar, është muri i krimit, muri i drogës, që qëndrojnë si faktorë që i mbyllin dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave, unë jam këtu për ti bërë thirrje BE, që të hapë negociatat me Shqipërinë, siçtregonte me objektivitet rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

Por hapja e negociatave është mënyra më e drejtë, që qytetarët shqiptarë të vetëdijësohen se ku qëndron shkaku i vërtetë i bllokimit të procesit të integrimit, te mos plotësimi i kushteve. Ndaj dhe unë, uroj dhe shpresoj që të predominojë ky mendim, që është shprehur një vit më parë në të njëjtën formë dhe nga Bundestagu gjerman.

Moshapja e negociatave do të ishte me pasoja të rënda për vendin dhe rajonin. Unë jam kundër çiftimit të shteteve në procesin e Integrimit, unë ndjej keqardhje që Maqedonia është penalizuar 3 vite më parë prej nesh, dhe tani ka probleme me fqinjët.

Nëse Rama mendon se moshapja e negociatave është autorizim për atë për të ndryshuar drejtimin e vendit do të përballet me rezistencën më të fuqishme të drejtuar nga PD. Një tentativë e tillë nuk do njohë kufinj dhe nuk do ndodhë kurrë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha thirrje forcave të rendit: “Mos i zemëroni qytetarët, ata po mbrojnë edhe interesat...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje forcave të rendit që të shmangin çdo përplasje me qytetarët gjatë protestave, duke theksuar...

Dosja Epstein: Përmendet emri i Behgjet Pacollit dhe konsulles së Kosovës në Tajlandë

0
Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbuluar komunikime ku përmenden emra të lidhur me...

I dënuari për vrasjen e Café & Taverne 54 kapet pas 10 vitesh arratie...

0
Pas gati një dekade në arrati, Xhyljan Perdoda, 27-vjeç, shtetas shqiptar dhe i dënuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2016 në lokalin Café...

Françeska Murati nis një kapitull të ri: Postim misterioz me buqetë trëndafilash ndez kureshtjen...

0
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, duket se po nis një fazë të re në jetën personale, pas spekulimeve për fundin...

Publikohen 3 milionë faqe të reja për Epstein: Dosjet zbulojnë rrjet pushteti, jo lista...

0
Publikimi i rreth 3 milionë faqeve të reja të dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein ka hedhur dritë mbi rrjetin e tij të pushtetit,...