13.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Berisha pas votimit: “Lul Brava” ka mbushur pseudo Kuvendin me nxënës dhe kryetarë bashkie

Pas votimit në referendumin e anëtarësisë së PD për shkarkimin e Lulzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj Edi Ramës për të cilin tha se po shndërrohet në analist televiziv për të mbrojtur qeverinë.

Gjatë prononcimit për mesdita, Berisha tha se “Lul Brava” ka thirrur një pseudo Kuvend të mbushur me nxënës dhe kryetarë bashkie.

Sali Berisha pas votimit në referendumin e PD:

“Shpresën e PD shoqërisë shqiptare në tërësi ky është referendum i parë në 30 viteve i thirrur nga anëtarësia e partisë, e partisë politike për të shkarkuar peng kryetarin , me fjalë të tjera atë që do të hyjë në analet e historisë së Shqipërisë, Lulzim “Bravës”. Nëse ky është referendum i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik, ju rikujtoj këtu se në vitin 2009 është mbajtur një referendum tjetër në të cilin anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Çdo shqiptarët të kryesojë dy botë: Atë të shpresës dhe atë të zhgënjimit. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh ky është referendumi i shpresës dhe lirisë për të gjithë shqiptarët.

Provokim për Amerikën? Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Sali Berishën, Amerika është një vend që unë e admiroj. Po të marrësh në aspekt tjetër këtu u dërgova një mesazh forcave konservatore në Europë. Këtu anëtarësia ka vendosur për të ushtruar votën e saj të lirë kundër një kryetari që pësoi metamorfozë më fatale që nuk e gjen as në romanet e Franc Kafkës.

Mos ngatërroni anti-kuvendet e thirrur nga Lul Brava të mbushur me nxënës, punonjës, kryetarë bashkie në qytete të ndryshme, ju e patë vetë mbrëmë shfaqjen e shëmtuar , Edi Rama pësoi një metamorfozë të tmerrshme dhe u transformuar për tu maskuar si avokat i tij, ndaj shqiptarët janë të mençur dhe e kuptojnë, po dridhen themelet e narko-shtetit.

Është thirrur një protestë me urgjencë, por një axhendë e papritur e Vucic është një aleancë për Ballkanin, është një vendosje e klikave mes Beogradit dhe Kosovës. Nisma e Berlinit grupon 6 vendet e rajonit si shtete të barabarta, duke shqiptarët në ora 16:00 të gjithë në Tiranë nga një protestë e fuqishme. Ka protestë madhore kundër vjedhjes së tmerrshme që i është bërë shqiptarëve. SPAK-u i partisë ka nxjerrë vetëm 3 milionë kundër 400 milionë të tjerave. PD nuk krijoi asnjë protestë të guximshme. Paratë e partisë Lul Brava sic e futë re e shndërroi nuk ka dhënë asnjë kacidhe degëve, ndërsa harxhon 350 mijë dollarë për Facebookun”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...