12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha për “Rai3”: Kunder marrëveshjes Rama-Meloni dhe “skllevërve të Edi Ramës”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median italiane “Rai3”, ku ka komentuar gjendjen e opozitës në Shqipëri dhe marrëveshjen e fundit të qeverisë shqiptare me Italinë, lidhur me emigrantët.

Gjatë bisedës me gazetarin, Berisha shprehu kundërshtimin e tij për marrëveshjen “Meloni-Rama”, duke theksuar se ajo ishte e pranueshme vetëm për shtetin shqiptar dhe jo për të drejtat e njeriut. Sipas Berishës, ky ishte një marrëveshje shumë e fshehtë, e cila përfaqësonte një lëvizje të papranueshme për Shqipërinë.

Në intervistën e zhvilluar në gjuhën italiane, Berisha u shpreh se vazhdon betejën e tij për vlerat dhe parimet që mbron, duke theksuar se kauza e tij është e drejtë. Kur u pyet nëse ligji shqiptar e lejonte të zhvillonte intervistën, Berisha tha se mund ta bënte në përputhje me ligjin shqiptar, por jo sipas vendimeve të “skllevërve të Edi Ramës”.

Ai komentoi edhe marrëdhënien me Giorgia Melonin, duke thënë se ka admiruar politikanen italiane për suksesin e saj elektoral. Megjithatë, ai e quajti marrëveshjen me Ramën si një manovër të një politike që ka për qëllim forcimin e pushtetit të Edi Ramës. Ai shtoi se marrëveshja e dy qendrave për emigrantët është një provë e dështuar e politikës së eksternalizimit të kufijve.

Në fund të intervistës, Berisha theksoi se Shqipëria është nën një regjimi diktatorial, ku qytetarët nuk kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre lirisht dhe shtoi se Partia Demokratike do të luftojë me të gjitha forcat për të siguruar që shqiptarët të kenë të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...