14.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Berisha për zgjedhjet e 14 majit: Dita e votimit, ishte dita e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë

Ish kryeministri Sali Berisha ka realizuar një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Ai deklaroi se blerja e votës përbën një krim të rëndë elektoral. Më tej ai u shpreh se 180 mijë qytetarë nuk votuan në zgjedhje.

Berisha denoncoi gjithashtu faktin se sipas tij, në këto zgjedhje u rikthye nga pushteti loja me listat e votimit, ku sipas tij mbi 200 mijë qytetarëve iu ishte transferuar qendra e votimit, pa u pyetur.

“Farsa elektorale, e majit të 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione. Ajo është denoncuar nga mediat shqiptare, ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare. Por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e përmasave të tmerrshme, saqë rrëzoi euron, monedhën më të rëndësishme në nivelet që s’i kishte përjetuar më parë. Ky është tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës. Por farsa elektorale e majit të 2013 (2023) gërshetoi në mënyrë më të shpëtuar dy stile, stilin e narko-shtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin dhe ndryshimin e rezultatit. Në këto zgjedhje, u rikthye me të gjithë pasojat dhe shëmtinë e tij loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit. PD e denoncoi aktin kriminal të Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Cuçi, që ndryshona qendrat e votimit të 1mln 300 mijë nxënësve. PD e denoncoi këtë akt si përpjekje brutale. Dita e votimit, ishte dita e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, ku qendrat e votimit ishin transferuar në qytete të tjera, pa asnjë paralajmërim. KQZ tha se nuk votuan dot 180 mijë shqiptarë.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...