12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha: Procesi më legjitim, prokurorët e Ramës nuk gjetën asnjë provë

Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, Berisha pretendon se në dosjen hetimore të SPAK nuk ka asnjë provë për të ngritur akuza penale ndaj tij.

Sali Berisha:

Ju garantoj se ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë. Në 3 vjet hetime, prokurorët politikë të Edi Ramës, nuk arritën të gjejnë asnjë provë dhe as fakt, asnjë dokument që të ndërtojnë akuzë penale ndaj meje, dhëndrit tim, Jamarbër Malltezit sepse nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërit, të Edi Ramës me ndryshimin e orientimit nga sport në zonë banimi, i kryer nga Edi Rama në 2006. Nuk ka asnjë shkelje ligji. Janë pyetur me dhjetra e dhjetra punonjës, asnjë prej tyre nuk del të thotë se Sali Berisha më ka bërë presionin më të vogël apo Malltezi shkeli në zyrën time apo më bëri presion.

Nuk po ndalem këtu se ku e bazon kallëzimin Taulant Balla dhe Edi Rama, se edhe ai është një dokument mashtrimi publik i pakonceptueshëm. Taulant Balla dhe Edi Rama në kallëzimin e tyre 3 vjet më parë, akuzojnë se toka nuk u përket pronarëve. Se është marrë me dokumente false, se është paguar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë luftës. Dhe sollën për këtë një dekret të Jakomonit nga Firence, me emrat e pesë familjeve të shpërblyera për tokën. Problemi është se këto familje nuk kishin asnjë metër tokë në territorin e klubit Partizani, por ndoshta 1 mijë metër larg. Theksoj prapë se pesë familjet kanë në atë zonë 67 mijë katror. Kanë marrë 30 apo 30 e ca mijë, por ata nuk morën dot as gjysmën e tokës së tyre në atë zonë. Këto janë akuzat, pastaj prokurorët politikë kanë marrë reformat në gjykim, në hetim

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...