11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha publikon dokumentin: Irena Gjokën e shkarkova për korrupsion

Sipas një dokumenti të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një përgjigje ku konfirmon se gjyqtarja Irena Maneku Gjoka ka një masë disiplinore. Megjithatë, ka pasur pakësi informacioni rreth kësaj masë disiplinore, pasi nuk është e qartë nëse përmendet gjyqtarja Irena Maneku Gjoka ose një person tjetër me të njëjtin emër.

Kjo çështje ka sjellë kontroversa dhe debate, duke marrë parasysh se Gjyqtarja Irena Maneku Gjoka është personi që ka në dorë dosjen e hetimit kundër Berishës. Në vitin 1996, Berisha pretendon se e ka shkarkuar Irena Maneku Gjokën nga detyra me akuzën për korrupsion. Kjo çështje po bëhet pikë fokale e debateve dhe ka theksuar tensionet midis ish-kryeministrit dhe drejtësisë së vendit.

Atëherë pse kjo burgosje politike? Pse shkel Kushtetutën dhe sanksionon kryetarin e PD, deputet, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën? Se Kushtetuta kërkon që të merret leje në parlament.
Edhe njëherë dua të sqaroj se unë në vitin 2012 kam kërkuar ndryshimin e Kushtetutës që të mos merret asnjë leje në parlament. Edi Rama e hodhi poshtë me pretekstin se Sali Berisha na arreston. Sali Berisha voton që tani për çdo masë që do të sugjerojnë organet e drejtësisë. Por Kushtetuta nuk mund të shkelmohet. Këtë e bëjnë banditët.
Unë nuk mund të shkel kurrë Kushtetutën, pse një grup i strukturuar kriminal, i përbërë nga një prokuror, ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës, i përbërë nga një gjykatëse, shtojcë e bandave të vendit, e cila konfiskon dosje dhe u mohon qytetarëve të drejtën e procesit gjyqësor.

Nga një gjykatëse, pa dinjitet, pa cipë, që fshihet pas krimit të saj. Unë jam sot këtu para jush, ju më keni dëgjuar me ditë të tëra që t’i kërkoj të bëjë publike a ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Është fshehur pas krimit që ka kryer. Është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit të konfliktit të interesit, si një mercenare e Edi Ramës.
Atëherë, meqenëse ajo është fshehur, unë po u jap ju, e kam ruajtur për ju, e kam ruajtur për ju këtë shkresë.
Kjo shkresë është përgjigjia që Ministria e Drejtësisë u jep avoketërve, që pranon se Irena Gjoka, gjykatësja Irena Maneku ka masë disiplinore. Shikoni sa qesharake, thonë nuk e dimë nëse është Gjoka kjo Maneku apo tjetër, në një kohë kur kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse ka kryer krim duke shkelur ligjin e konfliktit të interesit. Sepse kur ka shkuar dosja, e tëra me mashtrime, një piramidë mashtrimi, ka qenë e detyruar nga ligji të deklarojë se nuk kam asnjë konflikt interesi në gjykimin e kësaj dosje. Ja ku është shkresa. Dokumente të tjera do i faktojnë se kjo Maneku është Gjoka dhe Gjoka është Maneku, meqenëse ajo kryen krimin e shëmtuar dhe i fsheh ministrit të Drejtësisë faktin se ajo është i njëjti person. Është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda dhe korrupsion.

Ish-kryeministri ka kërkuar vazhdimisht përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka Nga çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit, ku Sali Berusha akuzohet për korrupsion. GJKKO e ka rrëzuar kërkesën e Berishës. Ish-kryeministri akuzohet për “Korrupsion pasiv” në lidhje me dosjen “Partizani”, që çoi në pranga dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...