16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha: “Shqipëria ka nevojë të shpëtohet nga George Soros dhe regjimi i Edi Ramës”

Në një fjalim të mbajtur nga arresti i shtëpisë, Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të shpëtuar vendin nga ajo që ai e quajti “armiku i egër i qenies tonë kombëtare”, George Soros. Berisha theksoi se Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë dhe është detyrë e qytetarëve të saj që të kthejnë shëndetin dhe fuqinë e vendit.

Është jetike për shpëtimin e Shqipërisë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qenies tonë kombëtare”, tha Berisha, duke kërkuar nga shqiptarët që të reagojnë dhe të kundërshtojnë regjimin aktual. Ai ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre përmes një “mosbindjeje civile”, duke shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë dhe strukturave të saj, të cilat i cilësoi si pjesë të një “narkoshteti” të udhëhequr nga Edi Ramën.

Berisha shprehu shqetësimin se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë dhe se vendi është kthyer në një “kopësht të helmuar” nga ndikimi i Soros dhe korrupsioni i qeverisë. Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë me zemërim dhe revoltë, duke theksuar se kjo është një mundësi për të ndryshuar fatin e Shqipërisë.

Shqipëria sot ngjan me një të sëmurë të shtruar në spital urgjence, që pret qytetarët të rikthejnë shëndetin dhe jetën e saj”, tha Berisha, duke u drejtuar drejtpërdrejt popullit shqiptar për të luftuar për një të ardhme më të mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...