12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Berisha si Ronaldo, pavarësisht moshës, është në formën më të mirë”/ Meta: “Do bashkëpunoj me gjithë faktorët e opozitës”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar zërat se ai do të marrë drejtimin e opozitës në vend. I ftuar në emisionin “Kontrast”, Meta deklaroi se ai është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë faktorët e opozitës, teksa përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama.

Teksa u ndal tek ish-kryeministri Sali Berisha, Meta u shpreh se ai është si Cristiano Ronaldo, pavarësisht moshës, është në formën më të mirë.

Meta: Këto janë në kuadrin e diversioneve të Rilindjes. Një politikan që u shfaq si Lulzim Basha kishte energji vetëm për të gënjyer dhe jo për të mbajtur premtimet. Për të parë interesin e tij personal dhe jo kombëtar, jo forcës politike që trashëgoi. Dihet që në rastin e zotit Berisha, është si të flasim për moshën e Ronaldos ndërkohë që është më në formë se kushdo tjetër.

Qëllimi im nuk është as të kthehem në politikë aktive, as për të marrë lidershipin e opozitës. Qëllimi im është përmbusjha e një misioni që jam thërritur. Më ka thërritur 25 prilli. Unë në 26 e kam bërë të qartë se kur të mbaroj mandatin do rikthehem. 25 prilli ishte akti final për shuarjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Do bashkëpunoj me të gjithë faktorët e opozitës, që nuk duan të jenë peng e një shteti që nuk ekziston. Sot kemi parë vogëlush dhe parashkollorë që dolën në grevë përpara Kryeminsitrisë.Fëmijë që prindërit kanë paguar lekët për një kopësht model. Ai në mënyrën më arbitrare i nxjerr ata në rrugë. Skenat që kemi parë sot kanë qenë tronditëse. Në vend të atyre prindërve, mund të ishin të tjerë. Këtu është rrëzuar siguria juridike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...