11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Berisha sulmon Bashën nga Fieri: “Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm, dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në qytetin e Fierit, për të kujtuar 31- vjetorin e themelimit të degës së PD-së në këtë qytet.

Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha duke deklaruar se në historinë e 30 viteve asnjë njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta morale politike të këtij njeriu, asnjë njeri. Sipas tij, Basha dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka.

Në fjalën e tij Berisha foli edhe për protestën kombëtare që ka thirrur të shtunën e 8 janarit. Lideri historik i PD tha se kjo protestë do të jetë paqësore dhe festive, ndërsa një mesazh kishte edhe për kryeministrin Edi Rama.

Berisha i bëri thirrje shefit të qeverisë: “hiq dorë nga skenarët e thurura së bashku me pengun tënd kundër demokratëve”.

“Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që ai të ishte një lider i besueshëm, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme, fara e keqe e tillë mbetet.

Dje më pyeste një mik, më thoshte si ka mundësi ky njeri, asnjë mundësi tjetër nuk ka veçse ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam. Në historinë e 30 viteve asnjë njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta morale politike të këtij njeriu, asnjë njeri, askërkush. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi kaloi nga humbja në humbje 8 vite rresht u thotë shqiptarëve sot më ndiqni se jam e ardhmja. Në fakt ai është humbja dhe vetëm humbja. 8 vite ju e mbajtët PD-në, ju e sollët PD-në përsëri një forcë madhore politike.

8 vite lumenjtë e djersës që derdhët ju dhe trashëgimia e kësja partie janë shkaqet themelore që u ngrit me një shpejtësi të rrufeshme si feniksi nga hiri dhe ja ku është sot opozitë e fuqishme dhe e vërtetë. Opozitë që po dridh nga themelet narkoshtetin dhe Edi Ramën. Ja ku është sot, opozitë që në 3 muaj i dha vendit në kulmin e vështirësive ato mrekulli që Shqipëria dhe shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. I dha vendit kuvendin e lirisë, referendumin e lirisë. Iu tregoi shqiptarëve dhe botës se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona.

Sepse ne jemi dhe do të qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtje të saj dhe vlerave të saj. Pasi dështuan në marrjen peng të PD-së, pasi dështuan në përpjekjet e tyre primitive gjysmë terroriste për të dekurajuar foltoren, Kuvendin e Lirisë, për të dekurajuar memorandumin, kampion i lirisë, tani këta mjeran Edi Rama me pengun e tij, kërkojnë të marrin peng shtëpinë e lirisë.

Më lejoni, për secilin prej jush, për çdo shqiptar t’u sqaroj, t’u garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige, apo një zyrë sepse ne jemi aq zemërgjerë sa do i falnim Lulzim Bashës 20 karrige e brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë, në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është i pari i të gjitha regjimeve diktatoriale”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT