12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Berisha: Të rinjtë, rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë ditës së dytë të trajnimit dy ditor të PD-së, theksoi se të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm dhe vendimtar për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Ai e konsideroi këtë sfidë si një mision dhe jo thjesht një zgjedhje, duke e krahasuar situatën politike të vendit me një narkodiktaturë në vend të një diktature komuniste.

Berisha nënvizoi se fitorja është e mundur dhe se ky mision do të realizohet vetëm me përkushtimin dhe energjinë e rinisë. Ai theksoi rëndësinë e imazhit të të rinjve në fushatën zgjedhore, duke shtuar se nëse ata bëhen imazhi i kësaj fushate, kundërshtarët e PD-së nuk do të kenë asnjë mundësi për të konkurruar.

“Nëse ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet. Energjia juaj është e pashtershme. Ata nuk kanë krahasim me ju,” u shpreh Berisha, duke shtuar se është e rëndësishme që çdo ditë të regjistrohen përpjekjet dhe takimet me qytetarët për të dhënë mesazhin e duhur.

Në përmbyllje, ai u bëri thirrje të rinjve që të vazhdojnë betejën me besim të plotë në fitoren që pret PD-në.

Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara.

Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara.

Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit.Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju.

Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore.

Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet.

Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju.

Energjia juaj është e pashtershme.

Sapo u takova me zotërinjtë e nderuar, çfarë po flisnim, ua kanë thënë edhe ju.

Të regjistrojmë çdo ditë në sa dyer trokitëm, të regjistrojmë çdo ditë sa duar shtrënguam, çfarë mesazhi dhamë.

Pra, e shihni ju se fitorja është në duart tona?

Kështu që ju ftoj të frymëzuar edhe nga këto leksione dhe mësime që morët, ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...