12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Berisha thirrje KE-së kushtëzojë disbursimin e ndihmave: “Kini mëshirë për shqiptarët, asnjë qindarkë pa hetuar”

Kreu i PD Sali Berisha, në seancën e sotme plenare në Kuvend i ka bërë thirrje KE të kushtëzojë disbursimin e ndihmave.

Berisha bëri një deklaratë të fortë në Kuvend kur tha se KE duhet të shtojë vëmendjen në Shqipëri pasi në projektin e Portit të Durrësit sipas tij përfituesi fundor do të jetë një i afërm i Aleksandër Vucic.

“Ftoj KE, i kërkoj KE të kushtëzojë përfundimisht cdo qindarkë të tij gjersa të jetë kjo qeveri, me kushtet që vijonë: Së pari, të kushtëzojë ndihmat me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet evropiane në prokurimet publike, në koncensione dhe PPP.

Të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri në mënyrë përfundimtare të tenderave sekrete që janë rritur. Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeveria të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike.

Sepse sot çpo ndodh. E vërtetë që ju po jipni dhe kontrolloni në një farë mënyrë implementinin e projekteve tuaja por me projekte të tjera dhjetra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptrë. Të marrin fund tenderat sekrete.

Impononi qeverisë shqiptare të përdorë manualin e ndërtimit të BE, se është vendi me kostot më të larta në planet të ndërtimeve publike.

Koha është, ju lutem të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por me një dhembshuri, ndjeshmëri cfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

I bëj thirrje BE, KE të mos disbursojë asnjë qindrakë nëse nuk bëhet hetim i plotë e vendoset para ligjit Edi Eama, Engjëll Agaci, Arben Ahmetaj, për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro.

Asnjë qindarkë pa hetuar aferën e tmerrshme multimiliardëshe të Portit të Durrësit që tani së fundmi del se përfitues përfundimtar nuk është me Emar por dikush i afërt i Vucic.

Rama me këta ministra do të ndërtojnë Dubain e tyre, vetëm toka aty kushton 3 miliardë euro. Gjithcka pa garë, ju luitem kinin mëshirë dhe për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe atyre evropianë.

Po shtoj këtu se paratë e taksapaguesve evropianë janë përdorur në aferën e djegësave, ndaj kujdesin më të madh”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...