13.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

Berisha: Vuçiç një Putin i vogël! Detyrimi ynë të votojmë këtë rezolutë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që deputetët të votojnë rezolutën duke njohur gjenocidin e Srebrenicë i cili tha se është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka shprehur solidaritet me viktima boshnjake ndërsa e cilësoi Vuçiç një Putin të vogël dhe përgjegjës për këtë gjenocid.

“Kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por edhe kaq të rëndësishme për popullin shqiptar. Nisma e deputetët e PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjw është një nismë që synon nderim e 8 mijë viktimave të Srebrenicë në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman boshnjak të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB-ja për tu mbrojtur ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie. Ka synimin të shpresës dhe solidaritetit me boshnjakët viktimat e kësaj barbarie. Ka synim të qëndrojë një akt i pashembullt që nga fillimi i luftës së dytë botërore deri në sot. Aty u zhvillua kasaphana më e madhe ata që shpëtuan nga kampi u dogjën pyje të Bosnjës dhe pothuajse u ekzekutuan të gjithë. Gjenocidi është një akt i domosdoshëm për shoqëritë e civilizuara. Ata që luftojnë gjenocidi kanë ndërgjegje para historike. Njohja e gjenocidit është kusht themelor që mos përsëritet më. Vucic është arkitekt i këtij gjenocidi. Vucic është i regjistruar me figurë dhe thotë që për cdo serb duhet të vriten 100 myslimanë.

Parim klasik të gjenocidi të bazuar në urrejtjen fetare. Ne kemi detyrim madhor për të dënuar këtë Genoncid i cili është sanksionuar në dy vendime të mëdha të gjykatës ndërkombëtare të Hagës dhe gjykatës kundër krimeve të luftës në ish-jugosllavinë. Ky është gjenocidi i pranuar nga gjithë vendet e qytetëruara. Në rast se Ballkani ndodhet sot në këtë situatë, nëse Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i autoritetet evropiane nga Vucic. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm që të përsëritë ato në cdo kohë.

Horitë serbe mblodhën 422 bura gra dhe fëmijë dhe i hodhën fëmijët para syve të prindërve dhe i vranë. Ky gjenocidi duhet të dënuar që vetëm një vit më parë Mali i cili i cili ka nj popullatë të lartë serbe megjithatë e miratoi rezolutën e gjenocidi. Kjo rezolutë është barbaria më e madhe ndaj një kombi sic janë boshnjakët, Shqipëria ka marrëdhënie miqësore me Bosnjën. Ndaj unë ju ftoj që të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi të qytetëruar, si një detyrim madhor për të detyruar serbinë të njohë krimet e saj që të mbizotërojë paqja me fqinjët e vet”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...