10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Berisha zbulon votën kundër rritjen e pagave : Pro rritjes, por të nisë nga minimumi jetik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar votën kundër të deputetëve që ai përfaqëson në lidhje me projektligjin për rritjen e pagave për disa kategori të administratës, përfshirë dhe vetë ligjvënësit.

Berisha tha se PD është pro rritjes së pagave, por kjo duhet të nisë nga minimumi jetik, që ai ka propozuar që të jetë 200 euro.

Sali Berisha:

Kam qenë, jam dhe do të jem pro rritjes së rrogave, nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend ka qenë ngrirja e rrogave. Sot ky akt ku dyfishohen rrogast e zyrtarëve të lartë, dhe rriten me 1% rrogat e të tjerëve… kam insistuar që ky proces të kulmojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh, duhet të ishte akti i parë për ti dhënë përgjigje këtij mjerimi të frikshëm që është krijuar në Shqipëri.

Në vend që të niste me minimumin jetik, dhe pagat minimale, dhe bënte një zhdukje të mjerimit, në kuptimin e varfërisë ekstreme, dhe ishte një masë absolutisht e mundshme, kur dimë që këtyre qytetarëve ju vidhen nga pushtetarët çdo vit, dyfishi i fondit të pagave.

Ne nuk e votojmë rritjen e sotme, nuk jemi kundër rritjes së pagave, por jemi kundër mashtrimit të bërë nga kjo qeveri. Nëse ju themi se do të dyfishohet paga mesatare, të fillojmë me minimumin jetik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...