Policia ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve që u përplasën gjatë ditës së djeshme në Bërxullë, e për pasojë i morën jetën një të mituri që ndodhej në afërsi të lokalit buzë rruge, në pronësi të babait të tij.
Drejtuesit e mjeteve janë arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.
Tashmë, policia ka arrestuar dy shoferët, 30 dhe 63 vjeç, që u përfshinë dje në aksident.