13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Besi dhe Xhensila u ndanë për pasurinë e Ilir Metës”, habit avokati

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka ngritur dyshime të forta lidhur me divorcin e personaliteteve të njohura të showbiz-it, Besit dhe Xhensilës. Sipas tij, divorci është një masë e detyruar për të fshehur pasurinë që kanë fituar nga një bashkëpunim me politikanin Ilir Meta.

Beqiri argumenton se shkak për divorcin e tyre është që të fshehin pasurinë e tyre të fituar prej Ilir Metës. Ai insinuon se ata e bënë këtë për të shmangur hetimet e mundshme nga SPAK-u për pasurinë e tyre të paligjshme. Avokati më tej shprehet se pasuritë e tyre janë një rezultat i përfitimeve të pafundme që kanë arritur nga lidhjet e tyre me politikanët.

Idajet Beqiri: Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata. Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta. Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi.

Kjo deklaratë e avokatit Beqiri hedh dyshime të mëdha në lidhje me motivacionin e vërtetë të divorcit të Besit dhe Xhensilës, duke shfaqur një pikëpamje të re në historinë e tyre personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...