12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Biden dhe i dërguari i Vatikanit takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden takohet me të dërguarin e Papa Françeskut në kuadër të nismave paqësore dhe humanitare të Selisë së Shenjtë për Ukrainën.

Në krye të agjendës së takimit të tyre të martën është situata e fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani.

Kardinali Matteo Zuppi do të qëndrojë në Uashington deri të mërkurën. Para kësaj, ai ishte në një mision në Moskë, pastaj në Kiev, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se Biden do të takohet me Zuppin të martën për të “diskutuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta brutale e Rusisë në Ukrainë”.

Jean-Pierre tha gjithashtu se “përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të ofruar ndihmë humanitare për të prekurit, si dhe fokusi i Selisë së Shenjtë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga zyrtarët rusë”, do të diskutohen.

Zuppi është një veteran i nismave paqësore të Kishës Katolike dhe u ngarkua nga Papa Françesku për të gjetur “shtigje të paqes” midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në Moskë, Zuppi u takua me Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, si dhe patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse që mbështet fuqishëm luftën.

Françesku pranoi kërkesën e Ukrainës për të ndërhyrë kudo që të jetë e mundur në mënyrë që fëmijët ukrainas që u dërguan në Rusi pas pushtimit të Moskës, të kthehen në Ukrainë.

Në fund të marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhërarrestimpër Lvova-Belovan dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Françesku tha se shpreson se Selia e Shenjtë mund të lehtësojë bashkimin e familjeve, në të njëjtën mënyrë që Vatikani ka lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve.

Papa ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për t’i dhënë fund luftës, por nuk ka kritikuar hapur Moskën, pjesë e traditës së Vatikanit për të ruajtur neutralitetin diplomatik në konflikte me shpresën se mund të luajë një rol në arritjen e paqes.

Papa tha se Ukraina ka të drejtë për vetëmbrojtje, por kritikoi ashpër industrinë ushtarake, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi është i pamoralshëm “nëse bëhet me qëllimin për të provokuar më shumë luftë ose për të shitur armë”.

Françesku u takua me Biden, i cili është katolik, në Vatikan në vitin 2021 dhe më parë në vitin 2015 gjatë vizitës papale në SHBA./

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...