12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Biden njofton vdekjen e liderit të Al-Qaedas,por ajo që shton kuriozitetin është raketa e përdorur e cila nuk ka shpërthyer

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi vdekjen e liderit të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, por të dhënat për armët e përdorura gjatë atij likuidimi nuk dihen plotësisht. Siç doli, bëhet fjalë për një raketë të fuqishme të njohur si ‘bombë ninja’.

Në fjalimin e shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Biden përmendi se sulmi u krye nga një dron. Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve në kushte anonimiteti se droni hodhi dy raketa Hellfire dhe se nuk kishte nevojë për një prani ushtarake amerikane në vend.

Kabuli, nga ana tjetër, fillimisht e mohoi sulmin me dron duke iu referuar një ‘rakete’ që goditi një ‘shtëpi të zbrazët’ përpara se të pranonte të martën në mëngjes se dronët amerikanë kishin kryer sulmin ajror, raportoi LeMonde.

Nuk pati shenja të një shpërthimi apo viktima kolaterale në ndërtesën e synuar, megjithëse familja e liderit të Al-Qaedas ishte e pranishme në shtëpi. Të gjitha këto të dhëna tregojnë për përdorimin e një rakete sekrete, e cila besohet se ka qenë e përfshirë në vrasje të tjera të synuara të liderëve ekstremistë, por që Pentagoni nuk e ka konfirmuar kurrë përdorimin e saj.

Ayman Al-Zawahiri u vra më 31 korrik kur dy raketa goditën një shtëpi në Kabul. Kjo shtëpi trekatëshe ndodhet në Sherpur, një zonë e pasur e kryeqytetit afgan, ku disa vila janë të pushtuara nga zyrtarë dhe komandantë të lartë talebanë, raporton abcnews.

Udhëheqësi i Al-Qaedas u pa ‘shumë herë dhe gjatë një periudhe të gjatë kohore në ballkon, ku thuhet se u vra në sulm’, shtoi zyrtari amerikan. Në ndërtesë nuk pati shenja shpërthimi dhe askush tjetër nuk u lëndua nga sulmi.

Familjarët ndodheshin në shtëpi, por nuk u lënduan. Fotot tregojnë se dritaret në katin e parë janë thyer, por pjesa tjetër e ndërtesës, duke përfshirë dritaret në katet e tjera, ka mbetur e paprekur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...