17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara për familjet nevojtare në Sarandë. Denoncimi u bë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku Bido tregoi se disa banesa të pallatit me pamje nga deti dhe ishulli i Korfuzit u dhanë familjarëve të Nokës, të cilët nuk kishin lidhje me qytetin dhe nuk ishin të pastrehë.

“Njëri pallat ka ballkon dhe pamje nga deti, tjetri nuk ka ballkon dhe pamje nga pallat tjetër. Në pallatin me pamje nga deti vendosën familjet e Noka dhe disa të afërm të tyre, ndërsa pallati tjetër shkoi te familjet nevojtare sarandjote,” shpjegoi Bido. Ai shtoi se disa nga përfituesit ishin nga Kukësi, Belgjika dhe pjesë të tjera të vendit, të cilët dolën me pasaportizim në Sarandë tre muaj para shpërndarjes së apartamenteve.

Deputeti theksoi se nuk ka nevojë për letra për denoncim, pasi SPAK ka nisur hetimet për shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe pastrim parash lidhur me këtë çështje. Sipas tij, gjatë kohës që Noka drejtonte Entin e Banesave, katër apartamente të fondit të të pastrehëve iu dhanë familjarëve të tij, duke përfshirë dy vëllezër që jetonin në Belgjikë, gruan e vëllait dhe motrën e tij.

Ky denoncim rikthen fokusin mbi shpërndarjen e banesave sociale në Sarandë dhe dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike, ndërsa SPAK vijon hetimet mbi këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...