13.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Bie në prangat e Policisë, 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë.

bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi i policisë
Berat
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Bie në prangat e Policisë, 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për “Moskallëzim krimi”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT