27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Recetat për pacientët e sëmurë me COVID-19/ Mjeku Tritan Kalo: “Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta”

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka ngritur dyshime lidhur me përshkrimin e recetave për pacientët e sëmurë me virusin e rëndë Covid-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kalo shkruan se shumë ilaçe të njohura, kanë rezultuar të padobishëm, por përdoren për trajtimin e qindra pacientëve, ndonëse OBSH ka deklaruar mospërdorimin e tyre.

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, WHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!”, shkruan mjeku Kalo.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...