Në fund të spektaklit të së enjtes, banorët e Big Brother VIP Albania 5 nominuan njëri-tjetrin duke zgjedhur dy emra dhe dhënë dy arsye për secilin. Pas numërimit të votave, pesë banorët më të nominuar u shpallën: Juela, Artani, Arditi, Mali dhe Miri. Ndërkohë, Rogerti qëndron në televotim të përhershëm.
Si lider i shtëpisë, Stenaldo kishte mundësinë të bënte një ndërrim dhe vendosi të nxirrte Malin, duke dërguar në vend të tij Mateo-n në garën për mbijetesë.
Njëri prej banorëve në televotim do të largohet përfundimisht nga shtëpia këtë të shtunë, duke ndryshuar dinamikën e lojës për javët në vijim.






