11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Big Brother”-i nisi pak fort dhe nuk duhet të niste ashtu/ Gent Hazizi: “Olta nuk na la të njihnim njerëzit”

Gent Hazizi u eliminua vetëm pak javë pas nisjes së “Bog Brother Vip Albania”. Ai së fundmi ka zhvilluar një intervistë, ku ka deklaruar se “dikushi” nuk i ka lejuar banorët të njiheshin, referuar Olta Gixharit.

“Për mua “Big Brother”-i nisi pak fort dhe nuk duhet të niste ashtu. E para e punës duhet të njiheshin njerëzit por dikushi nuk na la të njihnim njerëzit. Ajo ashtu e nisi lojën që në fillim edhe piketimi i parë ishte Zhaku, që doli dhe nuk e mbajti dot presionin. Aty unë e thashë që kokën njeri nuk më ha dot sepse nuk më nxirni dot, mua më nxjerr publiku, familja ime më nxjerr e para. Nëse sjellja ime në shtëpinë e “BBV” do të kishte dalje nga natyra dhe negativitet, si konkurrent kisha familjen time në radhë të parë dhe publikun. U piketova unë, tani është piketuar Luizi. Ai është Hamleti tani”- tha Genti.

Ganti kishte diçka për të thënë edhe për Amos Zaharian, teksa u shpreh: “Ka qenë një film që titullohet “Asgjë nuk harrohet”. Personazh filmi. Amosi  është i përfshirë në një lojë dhe mua më vjen keq se është goxha djalë, po nxjerr parimorin, ai që mbron të drejtat e femrave dhe grave, këtu pastaj flet me arrogancë por për mua nuk po bën një lojë të mirë”.

Aktori i njohur bëri edhe një paralelizëm dhe e ktheu shtëpinë e “BBV” në një shfaqje teatrale ku tregoi se do të ishte një tragjekomedi ku Mbreti i cili ishte ai u vra, pra babai i Hamletit. Ai e ndau në katër akte me personazhë pozitivë, negativë apo protagonistë dhe antagonistë ku të tillë ishin Olta me grupin. Akti i parë ishte vrasja e mbretit, i dyti ishte me fillimin e një historie dashurie mes Luizit dhe Kiarës. Akti i tretë është lufta kundër antagonistëve dhe ai i katërti ka të bëjë me triumfimin e dashurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...