Ka qenë një mbrëmje plot me emicione ajo e djeshmja për Arjolën, të cilët iu dhurua një apartament në zonat më luksoze të Tiranës, për të qenë me fëmijët e saj, ndërkohë që ishte dhe e eleminuara nga shtëpia.
E pikërisht këtu ishte dhe surpriza e dytë për Arjolën, e cila kishte një biletë kthimi, që e bëri të ishte sërish pjesë e lojës.
Aktorja e humorit nuk e refuzoi mundësinë e dytë, duke u kthyer sërish brenda shtëpisë për të vijuar garën.
Mbrëmjen e djeshme ajo takoi të tre fëmijët e saj, të cilët i dhanë forca për të vijuar garën.
Banorët u prekën shumë nga largimi i Arjolës, dhe kthimi i saj në shtëpi duket se i gëzoi mjaft një pjesë të tyre.