14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Big Mama rrëfen për herë të parë dhunën në një marrëdhënie të shkuar: “Kot e hapa tani, por le të jetë një mesazh për çdo grua”

Një rrëfim tronditës ka ardhur nga konkurrentja e Ferma VIP, këngëtarja dhe personazhi i njohur i showbiz-it, Big Mama, e cila ka zgjedhur të ndajë me publikun një histori të dhimbshme dashurie nga e kaluara e saj. Teksa ishte duke biseduar me banoren tjetër Esterin, Big Mama ka treguar për një marrëdhënie që fillimisht dukej si ëndërr, por që përfundoi në dhunë fizike dhe emocionale.

“Më kishte rënë në kokë ai djalë, thashë do martohem, do krijoj familje. Erdhi në Maqedoni, në Kosovë, u njoh me familjen time, gjithçka u rregullua”, – tha ajo me emocion.

Por pas këtij fillimi të bukur, gjithçka ndryshoi. “Ai nisi të më dhunonte, mua… a e mendon dot?”, vijoi Big Mama, duke treguar me dhimbje se si u gjend e zhgënjyer dhe e lënduar nga një person që e kishte dashur me gjithë zemër.

“Tani them si e kam duruar. S’dua ta përmend këtë histori, as nuk e kam përmendur. S’di sa vite kanë kaluar. Kot e hapa dhe tani…”, rrëfeu ajo, mes emocioneve të forta, duke lënë të kuptohet se plagët e asaj periudhe ende nuk janë mbyllur plotësisht.

Në fund, Big Mama i dha një mesazh të fuqishëm të gjitha grave dhe vajzave që mund të ndodhen në situata të ngjashme:
“Le të jetë një mesazh për të gjitha femrat: Mos të kalojnë jetën me njerëz të tillë.”

Rrëfimi i saj u prit me reagime të forta nga publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët vlerësuan guximin e saj për të folur hapur për një temë kaq të ndjeshme dhe personale. Kjo histori e Big Mama-s vjen si një thirrje për ndërgjegjësim dhe forcë për të gjitha gratë që përballen me dhunën në marrëdhënie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...