2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Bima Që I Shton Humorin Gjithë Shtëpisë – Si Të Mbillni Trumzën

Trumza është një bimë mjekësore e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos.

Kjo bimë shumë vjecare, gjysëm shkurre, me rrënjë të shtrira e  kërcenj të gjatë është mirëbërëse për shëndetin e njeriut që nga këmbët deri tek koka.

Efekti kryesor është ai kundër mërzisë, trishtimit dhe rikthimit të humorit, që e bën trumzën jo vetëm një erëz aromatike në kuzhinë por edhe një bimë që duhet rritur dhe mbajtur në shtëpi për të përmirësuar humorin dhe gjendjen emocionale të të gjithë familjes.

Në botë numërohen plot 150 varietete të trumzës, por ajo më e përdorura për kultivim në shtëpi është Thymus Vulgaris.

Mbjellja e saj nga fara mund të jetë e ngadaltë, por sapo bima të ketë zënë rrënjë, ajo do të ofrojë freski të pandërprerë në shtëpi për vite me rradhë.

Si Të Mbillni Trumzën Në Kushtet e Shtëpisë 

Ekspertët  ju këshillojnë që të blini  fidanë të gatshëm dhe të zgjidhni një vazo ose saksi me sistem të mirë kullimi

Ju mund të merrni degën e një bime ekzistuese të trumzës dhe ta rrisni vetë atë.

Njësoj si në rastin e rozmarinës, majdanozit apo borzilokut, trumza rritet më së miri në vazo, për sa kohë e mbani atë në një vend të ndriçuar mirë nga dielli.

Shpesh duhet ta rrotulloni vazon, që bima të marrë ndriçim nga të gjitha anët për të paktën 6-8 orë në ditë.

Trumza lulëzon shumë bukur. Ajo çel lule me ngjyrë vjollcë, të bardha dhe rozë, të cilat janë edhe të ngrënshme dhe përdoren në sallata, garnitura dhe çaj

Trumza është bimë e pavarur dhe kërkon hapësirë nga simotrat e saj, të paktën në 30 centimetra.

Gjatë dimrit, trumza ka nevojë të qëndrojë ngrohtë.

Halat e pishës janë ideale për të mbuluar bazën e bimës dhe mbrojtur atë nga ngricat.

Sa i përket ujitjes, trumza kërkon ekuilibër, pra duhet t’i jepni ujë, sa herë që ka nevojë, gjë që duket në thatësirën e dheut të vazos.

Gjatë pranverës dhe verës duhet ta krasisni trumzën, e cila ka tendencën të shpërthejë dhe të zerë shumë hapësirë.

Gjethet dhe degët e trumzës mund të mblidhen gjatë gjithë verës. Por nëse dëshironi ta thani trumzën, atëherë mblidhini degët, lidhini së bashku dhe varini kokëposhtë në një vend të ajrosur mirë dhe në hije.

Gjethet mund t’i thani, piqni ose ngrini veçmas. Nëse dëshironi, mund t’i ruani në një enë të mbyllur mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...