17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Binar quhet burri dhe gruaja” – Debat i nxehtë në Kuvend mes Berishës dhe Gogut

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përplas me deputetin Toni Gogu lidhur me përdorimin e termit “binare” në diskutimin mbi barazinë gjinore.

Berisha e mohoi se kishte diskriminuar dikë për orientimin seksual dhe e shpjegoi përdorimin e termit:
“Së pari injoranca nuk është kurrë argument, parafolësi më duket fjalën binar e ngatërron me bipolar. Binar quhet burri dhe gruaja, gjini binare do të thotë mashkull dhe femër, ti që ngrihesh dhe thua që kjo është fyerje, duhet të ndihesh keq për veten tënde. Është e turpshme, nuk e bën as një nxënës i klasës së katërt,” tha Berisha.

Deputeti Toni Gogu reagoi: “Nëse je diskriminues në thelb.”

Berisha iu përgjigj: “Pse e diskriminova se i thash binar? Asnjë diskriminim, i thash binar, kjo nuk mund të jetë fyerje kurrë. Unë jam autori i një ligji që dënon diskriminimin për orientimin seksual. Por qenka binar sipas teje fyerje.”

Gogu e kundërshtoi: “Po ua shpjegoj, po të doni jua lexoj. E keni stigmatizuar për orientimin seksual.”

Debati nxiti tensione të dukshme mes dy deputetëve dhe riktheu vëmendjen tek përdorimi i terminologjisë gjinore dhe konceptet e barazisë në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...