19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Bizneset dhe punonjësit e tyre detyrohen të nënshkruajnë “Deklaratën mbi Statusin Personal” sipas ligjit të ri 

 

Nga janari i vitit 2025, bizneset dhe të punësuarit e tyre janë të detyruar të nënshkruajnë “Deklaratën mbi Statusin Personal”, si pasojë e ndryshimeve të fundit në ligjin për “Tatimin mbi të Ardhurat”. Ky detyrim i ri aplikohet për të gjithë individët në marrëdhënie pune, duke përfshirë ata që janë punësuar rishtazi.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky dokument është i nevojshëm për të mundësuar zbritjen nga baza tatimore, sipas fashave të caktuara në nenin 22 të ligjit të ri. Rozana Çelmeta, Drejtore e Procesit të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, shpjegoi se “Plotësimi i deklaratës është një detyrim ligjor që lidhet me dorëzimin e listëpagesës dhe formatit të ri të saj. Ky dokument mundëson që punonjësit të përfitojnë zbritje tatimore, duke u bazuar në statusin e tyre të punësimit.”

Deklarata mund të plotësohet vetëm një herë nga çdo individ dhe është e vlefshme për ata që janë të dypunësuar. Në këtë rast, ata duhet të zgjedhin të nënshkruajnë deklaratën vetëm me një nga punëdhënësit e tyre. Sistemi i ri i tatimeve do të mundësojë verifikimin në kohë reale dhe, nëse individi përfiton zbritje tatimore me një punëdhënës, paga neto e tij do të ndryshohet dhe do të tatohet për të gjitha të ardhurat bruto që individi realizon.

Ky proces ka ndikuar tek individët e dypunësuar, pasi paga neto në punëdhënësin e dytë do të ulet në përputhje me ndryshimet në bazën tatimore. Sipas të dhënave të tatimeve, aktualisht mbi 700 mijë individë janë të deklaruar në vetëm një vend pune, ndërkohë që gati 50 mijë individë janë të dypunësuar.

Ky ndryshim i rëndësishëm i ligjit synon të përmirësojë sistemin tatimor dhe të sigurojë zbritje tatimore më të drejta dhe më të efektshme për të gjithë punonjësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...