4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun: “Ishte një moment magjik”

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të takohet me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, një ikonë e muzikës shqipe. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Ilirjani ka ndarë emocionet e tij dhe detaje nga takimi me Simakun.

Ai e përshkruan takimin si një moment magjik, duke theksuar se Parashqevi Simaku ishte “një mrekulli” dhe se ajo kishte nevojë për dashuri dhe mbështetje. Ilirjani dhe bashkëpunëtorja e tij, Elvira, ia dhanë këtë dashuri dhe e çuan këngëtaren në një hotel ku ajo do të qëndronte për disa javë, ndërsa ata do të vendosnin së bashku me familjen e saj për hapat e ardhshëm.

Në lidhje me aludimet që Parashqevi Simaku nuk ka dashur të takohet me shqiptarët ose të marrë ndihmë, Ilirjani i hodhi poshtë këto thashetheme, duke sqaruar se këngëtarja ka kaluar periudha të vështira, madje ka fjetur jashtë dhe ka qëndruar në stacione, përpara se ata ta çonin në hotel.

Kur u pyet për reagimin e Parashqevi Simakut, Ilirjani theksoi se ajo nuk ishte në dijeni të zhurmës që kishte shkaktuar, pasi nuk kishte qasje në informacion. Ai gjithashtu zbulojë se këngëtarja ishte e emocionuar dhe i pëlqente moda, ndërkohë që i falenderoi me puthje.

Në fund, Ilirjani tregoi se Parashqevi Simaku ka kërkuar një darkë për të folur për muzikën, duke përmendur se ajo ende këndon muzikë jazz. Ai u shpreh se takimi ishte një emocion i madh për të, pasi Simaku është “idhulli” i tij dhe diva e muzikës shqipe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...