30.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Atentati në Athinë ndaj shqiptarëve, mendohet se ka qënë dhe një person i tretë, ja kush ishte shënjestra

Mediat greke kanë zbardhur detaje të tjera lidhur me atentatin që ndodhi në Athinë, ku 45-vjeçari Irakli Davella, nga Finiqi, u qëllua për vdekje me plumb në kokë, ndërsa biznesmeni Edi Lolo, banues në Tiranë, u plagos rëndë. Sipas Protothema, shënjestra e mundshme e sulmit ishte Edi Lolo, i cili kishte arritur disa ditë më parë nga Dubai.

Sulmuesit, të cilët kishin planifikuar atentatin me kujdes, vodhën një makinë dhe iu afruan viktimave jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Ata qëlluan me gjakftohtësi dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e policisë greke, rezulton se Davella ishte pronar i një lokali në Peristeri dhe kishte lidhje të dyshuara me figura të njohura të krimit në Greqi. Ai dyshohet për aktivitete kriminale të kaluar, përfshirë organizimin e krimit dhe zhvatje. Lolo, nga ana tjetër, mund të ketë qenë në fokus të një grupi rival që synonte ta largonte nga rruga.

Sipas informacioneve të fundit, një tjetër person ka qenë i pranishëm në momentin e atentatit, por nuk ka pësuar lëndime. Hetimet për këtë ekzekutim mafioz janë ende në zhvillim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...