8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Blendi Gonxhja: “600 praktikantë, arkitektët e një administrate moderne dhe transparente”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se 600 praktikantë përfituan nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në vitin 2025, duke i vlerësuar si arkitektët e një administrate publike moderne.

Në takimin përmbyllës të thirrjes së 10-të të programit, Gonxhja theksoi:
“Shpesh dëgjojmë se Evropa është ‘atje jashtë’, diku ku duhet të ikësh për ta gjetur. Por e vërteta është se Evropa që ne duam nuk është një destinacion gjeografik, është një standard jetese që po e ndërtojmë këtu, bashkë.”

Ministri nënvizoi se për vite me radhë administrata publike është parë si një ‘kafaz burokratik’, por sot imazhi i vjetër i përket të shkuarës:
“Ju jeni dëshmia e këtij transformimi rrënjësor. Sot shteti nuk flet nga lart, por ecën krah për krah me të rinjtë dhe ju fton të bashkoheni e të kontribuoni për vendin. Ju nuk jeni thjesht punonjës të rinj, por arkitektët e një administrate moderne, transparente dhe në shërbim të plotë të realitetit që na rrethon.”

Gonxhja theksoi gjithashtu:
“Përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, nuk po hyjnë thjesht emra të rinj në listëpagesa, po hyn një mendësi e re. Për herë të parë në vitin 2025, puna juaj u çmua financiarisht, si certifikata e parë e dinjitetit, një mesazh i qartë se dija juaj ka vlerë dhe shteti e respekton atë që në hapin e parë. Dhe mbi të gjitha, janë 250 kontrata të para pune që vërtetojnë se rruga nga shkolla te mundësitë e punësimit konkret kalon vetëm përmes meritës.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...

Kujdesi për gojën/ Aloe vera si ndihmë natyrale për mishrat e dhëmbëve

0
Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe më të ndjeshmet për shëndetin e përditshëm, ndërsa problemet me mishrat e dhëmbëve shpesh shoqërohen me...

“Kontrata u vazhdua kundër vullnetit të tij”/ Avokati flet për arrestimin e Gjesti dhe...

0
Artisti Gjesti, fitues i “Big Brother VIP Albania”, është arrestuar nën dyshimet për tri vepra penale: “kanosje”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “mbajtje...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por sot kërkohet më shumë maturi. Mos u nxit në vendime emocionale. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te gjërat...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
Më 25 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet sërish pranveror, por me një rritje të lehtë të vranësirave krahasuar me ditët paraardhëse. Gjatë ditës priten...