38.2 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Kontrata u vazhdua kundër vullnetit të tij”/ Avokati flet për arrestimin e Gjesti dhe konfliktin me kompaninë Onima

Artisti Gjesti, fitues i “Big Brother VIP Albania”, është arrestuar nën dyshimet për tri vepra penale: “kanosje”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Sipas dyshimeve, ai ka hyrë në ambientet e kompanisë muzikore Onima, ku pretendohet se kanë ndodhur incidentet që çuan në procedimin penal.

Në lidhje me rastin, në emisionin Kosova Today ka folur avokati i tij, Burim Azemi, i cili ka dhënë detaje mbi marrëdhënien kontraktuale mes artistit dhe kompanisë.

Sipas Azemit, kontrata e distribucionit mes Gjestit dhe “Onima”-s është firmosur në qershor të vitit 2023, me afat dyvjeçar, deri në qershor 2025, dhe parashikonte mundësinë e mosvazhdimit vetëm nëse njoftimi bëhej 90 ditë përpara.

Avokati theksoi se artisti kishte shprehur zyrtarisht vullnetin për të mos e vazhduar kontratën përpara hyrjes në “Big Brother”, por sipas tij, marrëveshja është rinovuar pavarësisht këtij qëndrimi.

“Gjesti ka qenë në pamundësi për të bërë njoftimin 90 ditë para, pasi ndodhej në Big Brother. Megjithatë, ai dhe familja e tij kishin njoftuar më herët se nuk dëshironte vazhdimin e kontratës. Kontrata është vazhduar kundër vullnetit të tij”, u shpreh avokati.

Ndërkohë, kujtohet se Gjesti u lirua nga paraburgimi më 19 mars. Çështja mbetet në hetim, ndërsa priten zhvillime të tjera nga autoritetet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...