8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Blendi Klosi: ‘Nuk ka lajm në lëvizjet e PS’, hedh poshtë zërat për Spiropalin

Tiranë, 23 mars – Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Asamblenë e socialistëve, duke minimizuar rëndësinë e ndryshimeve në drejtimin politik.

Klosi hodhi poshtë aludimet për një “shfuqizim” të Elisa Spiropali, pas riorganizimit të bërë nga Edi Rama, i cili e zhvendosi atë nga bashkëdrejtimi politik i Tiranës në Njësinë nr. 13.

Duke mos u ndalur te individët, Klosi theksoi se në Partinë Socialiste nuk ka vend për interpretime mediatike të lëvizjeve të brendshme. “Nuk ka lajm në lëvizjet e PS. Të gjithë jemi aty për të dhënë kontributin tonë, në role të ndryshme,” u shpreh ai.

Ai shtoi se fokusi i socialistëve mbetet te performanca në qarqe të ndryshme, duke përmendur si shembull rritjen në Shkodër dhe rezultatet më të dobëta në Pukë, çka sipas tij kërkon më shumë përqendrim organizativ.

Sipas Klosit, çdo anëtar i PS-së, pavarësisht pozicionit, është pjesë e suksesit të forcës politike. “Çdo socialist i thjeshtë është kontributor i madh i fitores… për sa kohë i shërbejmë PS dhe Shqipërisë,” deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...